Një aksident është regjistruar në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.
Një mjet raportohet se ka përplasur një person me biçikletë. Mësohet se i dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës pasi ka marrë dëmtime në kokë, por sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
