Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, dy gra kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Autoritetet dhe forcat e policisë janë angazhuar në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit dhe për të siguruar rregullin në trafikun e zonës. Rreth këtij aksidenti janë marrë masa për rrethimin e vendit dhe menaxhimin e situatës. Endë nuk dihen detaje të tjera mbi gjendjen e të plagosurve.
Njoftimi i policise
Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.
