Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) po zhvillon një tjetër operacion kundër Call Center-ave në Tiranë. Operacioni mësohet se po kryhet në zonën pranë shkollës “Sami Frashëri”. Raportohet se operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet franceze, teksa janë shpallur në kërkim pronarët e këtyre bizneseve.
Gjatë aksionit është shoqëruar një punonjës policie, punonjës në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. Atij i është marrë telefoni si dhe është kryer kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit janë gjetur shumë kompjuterë, telefona, dokumente me të dhëna operatorësh, si dhe të dhëna në lidhje me viktimat e huaja që kanë rënë pre e mashtrimeve.
Operacioni i SPAK vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit goditi një tjetër rrjet mashtrimi përmes Call Center-ave, që u zhvatën qytetarëve evropianë 50 milionë euro. Në pranga u vunë 10 persona, ndërsa 4 u shpallën në kërkim.
