Një tjetër person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Një burrë, është qëlluar me armë zjarri në Malësinë e Madhe. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë në shpatull. Pas ndërhyrjes së mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethant e ngjarjes, teksa pritet një reagim i policisë së shtetit.

Kujtojmë se pak më parë, në Dukagjin u regjistrua një atentat, ku mbeti i vrarë Zef Guri, teksa u plagos rëndë djali i tij, Gjin Guri.