Kjo e hënë është kthyer në një ditë zie për sportin shqiptar, teksa pas Enea Adresa, ka ndërruar jetë dhe Kristaq Eksarko.
Ish-mbrojtësi i Partizani është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi prej vitesh vuante nga probleme të rënda shëndetësore. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të Partizanit në vitet 80, ndërsa fitoi edhe titullin kampion. Eksarko do të mbahet mend në përballjet historike me të kuqtë në Kupat e Europës kundër Austrisë së Vienës apo Malmo. Po ashtu mbrojtësi ishte edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë në ato vite.
Një tjetër humbje tragjike për sportin shqiptar ishte edhe ajo e Enea Andrea. Ish-basketbollisti i Dinamos dhe kombëtares shqiptare u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak, teksa po stërvitej si zakonisht në palestër. Pasi u tërhoq nga basketbolli i luajtur ai nuk u nda nga sporti, teksa prej vitesh vijonte karrierën si gazetar dhe komentator i ndeshjeve të NBA dhe Euroleague.


