Një tjetër incident raportohet se ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë sot, 4 ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Mësohet se një person ka kërcënuar rojën e sigurisë së Gjykatës, pas një debati. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa personi në fjalë është shoqëruar nga policia.
Incidenti vjen 4 ditë pas ngjarjes së rëndë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në këtë gjykatë.