Pas bllokimit të aksit “Librazhd- Përrenjas”, edhe rruga Skrapar-Përmet duket se ka pësura dëmtime.

Mësohet se për shkak të rrëshqitjes së dheut është çarë asfalti. Gjithashtu një pjesë të mirë të saj është shembur. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan,në afërsi të Përmetit.

Si pasojë e kësaj, hyrja në qytetin e Skraparit është bllokuar prej 3 orësh. Situatën e ka vështirësuar edhe rrëshkitja e masivëve shkëmbor në rrugë. Autoritetet po punojnë për hapjen e aksit rrugor.