Prej mëngjesit të kësaj të marte, në segmentin Boboshticë–Dardhë është evidentuar një çarje anësore e trupit të rrugës, që kufizon lëvizjen e drejtuesve të mjeteve në një korsi.
Autoriteti rrugor ka shkuar në terren për të vlerësuar gjendjen dhe po shqyrtojnë masat për stabilizimin e segmentit ndërsa kanë vënë në rrugë sinjalistikë kufizuese për drejtuesit e mjeteve.
Kjo situatë vjen pas disa problematikave të tjera në rrugët e juglindjes, ku rrëshqitjet e dherave dhe çarjet e asfaltit janë bërë të zakonshme duke ngjallur shqetësim për cilësinë e punimeve dhe për sigurinë e lëvizjes. Duhet thënë gjithashtu se ky segment është një nga nyjet më të rëndësishme që lidh Korçën me fshatin turistik të Dardhës.



