Analisti i njohur, Lorenc Vangjeli, tha mbrëmjen e djeshme në “Top Story” se një tjetër qeveritar është në listën ‘e zezë’ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij, ai u ka kthyer një përgjigje negative.
Nga ana tjetër avokati i njohur, Genc Gjokutaj, i kërkoi burimin e këtij informacioni, ndërsa Vangjeli iu përgjigj: “Burimi jam unë”.
“Është vetëm fillimi. Nisur nga hetimet e mëparshme të SPAK, çfarë duket është shumë më pak se çfarë vjen më pas. Ajo që vjen më pas është dhe më e rëndë… një tjetër lëvizje tektonike pritet të vijë. Është një sekret publik që qarkull në Tiranë për një tjetër anëtar të tryezës qeveritare, u ka thënë jo amerikanëve. Kanë shumë instrumente për të ndërhyrë, dhe një nga instrumentet është non-grata”, tha Vangjeli.
“Kështu skenarë sajojmë të gjithë, s’mund të mbash me të tilla budalliqe”, tha Gjokutaj.


