Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302, në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se në konflikt është përfshirë Viktor Ymeri, një person i njohur në botën e krimit. Ky i fundit dyshohet se ka goditur me shuplakë një të burgosur tjetër me origjinë nga Kosova. Siç pretendon Viktor Ymeri, ai i kishte kërkuar të burgosurit të mos bënte zhurmë, se po i prishte gjumin. I dënuari sipas tij kishte vazhduar zhurmën dhe ndaj e ka qëlluar me një shuplakë. Pas kësaj kanë ndërhyrë menjëherë policia e burgut, duke shmangur më tej një përplasje fizike.
Kujtojmë se pak ditë më parë, në burgun e sherrit ndodhi një konflikt ku protagonistë ishin Aldo Gjini, Jurgen Zoto dhe Daniel Bajri, me këta dy të fundit që mbetën të plagosur me thikë.
