Nuk kanë fund sherret dhe ngjarjet e rënda në vend, ku protagonistë janë të miturit.
Mësohet se ditën e sotme në Sarandë, ka ndodhur një konflikt në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare. Raportohet se një nxënës 13-vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Kjo ngjarje vjen në vargun e konflikteve të tjera, ku të miturit kanë përfunduar edhe në vdekje.
Njoftimi i policisë:
Sarandë, paraprak/ Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13-vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.




