Në fshatrat e Gramshit ekipet e emergjencës së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë po vijojnë me evakuimin e banorëve nga banesat, për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret që po përhapen me shpejtësi.

Terreni i vështirë dhe flakët e zjarrit po përbëjnë sfida të mëdha për ekipet e shpëtimit, të cilat po bëjnë përpjekjet maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve në zonë. Ndërkohë, helikopterët e emergjencave janë pozicionuar në stadiumin e Gramshit, në pritje për të transportuar të plagosur drejt Tiranës.

“NJOFTIM URGJENT PËR EVAKUIM! Për shkak të zjarreve, banorët e Skënderbegasit duhet të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. Ministria e Mbrojtjes apelon për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët në ndihmë të punës së ekipit të emergjencës.”– thuhet në njoftim.