Një vatër zjarri është regjistruar në lagjen Zinxhira të Gjirokastrës, ku flakët kishin përfshirë ferra, barishte dhe mbetje të ndryshme.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Gjirokastër mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën ndërhyrjen për neutralizimin e situatës.
Falë reagimit të shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri u izolua në kohë dhe u pengua përhapja e mëtejshme e flakëve në zonën përreth.
Pas ndërhyrjes, vatra e zjarrit u vu plotësisht nën kontroll dhe u shua, pa shkaktuar dëme materiale apo pasoja për banorët.
