Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka përdorur një gjuhë të ashpër gjatë seancës plenare të sotme, duke u përplasur verbalisht me deputetët e opozitës.

Në reagimin e tij, Lamallari akuzoi demokratët se po tentojnë të përfitojnë politikisht nga ngjarja tragjike e ndodhur tre ditë më parë në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku u vra gjykatësi Astrit Kalaja.

“Turp që bëni politikë me gjakun e një gjykatësi”, u shpreh ministri, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita, e cila e akuzoi atë për arrogancë dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë institucionale.

Debati solli tensione të shtuara në Kuvend, duke çuar në ndërprerje të përkohshme të seancës.

Besfort Lamallari: Të bësh politikë me një rast të tillë tragjik, të kapitalizosh politikisht mbi vrasjet mbi kufomën është e rëndë akoma nuk janë bërë të 7-at. Keni përgjegjësi ndaj gjuhës denigruese për prokurorët dhe gjykatës

Nga daljet në ballkon e deri ë çdo të hënë me Altin Dumanin dhe SPAKA-UN. Keni qenë këtu gjithë kohës dhe keni ofenduar Prokuroren e Përgjithshme, keni anatemiar ambasadoren e SHAB dhe BE vetëm se mbështet reformën në drejtësi. Keni gojë të flisni. Skeni turp, shqiptarët e dinë ndaj ju votuan aq sa ju votuan. Mos ngjallni gjuhën e urrejtjes se ajo lind vetëm urrejtje.