Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një 76-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 15:10, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi me inicialet A. Sh., banues në këtë zonë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte, duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vend kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
