Një ngjarrje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Krastë të Elbasanit, ku një grua është gjetur e pajetë.
Raportohet se viktima u pikas nga banorët në lumin Shkumbin dhe më pas u nxorr në sipërfaqe nga polumbarët. Dyshohet se ajo është rreth 40 vjeç, teksa ende nuk është identifikuar. Sipas policisë, gruaja dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Trupi është dërguar në morgun e Elbasanit, por ende asnjë familjar nuk është interesuar për personin e mbytur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00 të mbrëmjes banorët e Krastës lajmëruan policinë pasi identifikuan në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një njeriu. Janë lajmëruar menjëherë palombarët të cilët për shkak të errësirës nuk kanë ndërhyrë. Në të tilla kushte janë angazhuar 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie të cilën bënë të mundur nxjerrjen e trupit.
Gruaja, rreth 40 vjeçe dhe ende e paidentifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi është dërguar në morgun e Elbasanit. Ende asnjë familjar nuk është interesuar për personin e mbytur.


