Pasditen e sotme një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Fushë-Krujë në një pikë karburanti.
Sipas burimeve të para, një person që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore. Dyshohet se autori ka kryer të paktën 2 grabitje përgjatë pak orëve. Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë, ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë.
Në afërsi të Tapizës ka kërcënuar taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës, ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët, duke i marë paratë dhe celularin. Pasi ka vjedhur taksistin autori ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.
Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.



