Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një gruaje dhe më pas i ka marrë një shumë parash.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja është regjistruar më 26 shtator. Pas kallëzimit të bërë dhe nisjes së veprimeve hetimore, uniformat blu kanë identifikuar si person të dyshuar shtetasin me inicialet F.Y., 43 vjeç.

Policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes me prova.

Hetimet për rastin janë ende në vijim.