Një ngjarje e rëndë po ndodh në aksin rrugor Lezhë- Tiranë, ku dyshohet se një person është marrë peng.

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Dyshohet se personi që është marrë peng është shtetasi Dod Gjoka.

Sipas raportimeve të para, dyshohet se Gjoka është futur me forcë në një automjet, i cili më pas është larguar në drejtim të paditur.