Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Kamëz, ku një 21-vjeçar ka ndërruar jetë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Bathore, ku i riu ka humbur ndjenjat teksa ishte duke punuar në një fabrikë. Ai është dërguar me ambulancë në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 06.11.2025, rreth orës 06:30, dyshohet se gjatë punës në një fabrikë në Bathore, ka humbur ndjenjat, shtetasi J. B., 21 vjeç, i cili më pas ka humbur jetën, në spital, dyshohet prej shkaqeve natyrale. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



