Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku trupi i një të moshuari u gjet i pajetë në një përrua.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dhivrit, kurse Policia e Sarandës bëri me dije se viktima është S.G., 91 vjeç, banor i këtij fshati. Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka rrëshkitur duke u rrëzuar aksidentalisht në përrua dhe për pasojë humbi jetën tragjikisht.

“Dje, në fshatin Dhivër, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. G., 91 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në përrua dhe si pasojë është mbytur”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës dhe të Sarandës, për veprime të mëtejshme.