Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Devoll, ku raportohet se një 57-vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se viktima u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Bitinckë. Sipas të dhënave paraprake, viktima i përket komunitetit rom dhe jetonte vetëm në banesë.
Ka qenë motra e viktimës që e ka gjetur të vetëvarur dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Dyshohet se 57-vjeçari vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore ndërsa trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
