Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, ku është gjetur trupi i pajetë i një të moshuari.

Raportohet se trupi është gjetur pranë lumit Osum dhe është identifikuar si një 93-vjeçari. Paraprakisht, dyshohet se viktima është mbytur në lumin Osum. Nga këqyrja paraprake e trupit të 93-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.