Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 26-vjeçare ka ndërruar jetë.
Mësohet se e reja është gjetur e varur në dhomën e gjumit, teksa paraprakisht dyshohet për vetëvrasje. Ajo kishte marrë një banesë me qira ditore, dhe në dhomën e gjymit dyshohet se ka kryer aktin e rëndë. Banesa ishte në pronësi të një shtetaseje çeke.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet që mund të kenë çuar të renë deri në vetëflijim.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe.
26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.