Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës pasditen e djeshme, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kërtushaj, ku viktima u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune teksa sipas policisë, dyshimet e para janë që ai ka kryer vetëvrasje, duke konsumuar fotoksinë.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur shkaqet që e shtynë 68-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Pasditen e djeshme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit B. R., 68 vjeç, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kërtushaj. Ky shtetas dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të Fotoksinës. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.