Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku është gjetur një trup i pajetë në zonën e bregdetit. Mësohet se viktima është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 13, duke alarmuar kalimtarët dhe banorët e zonës.
Sipas informacionit paraprak nga Policia, rreth orës 06:40, është konstatuar trupi i një shtetasi, rreth 70 vjeç, pranë vijës bregdetare. Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, duke ngritur dyshimet se 70-vjeçari mund të jetë mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe për dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.