Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një grua ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarjon Xhuvani”, kku e reja me iniciale K.Z., është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se shkak për këtë akt të 28-vjeçares, dyshohet gjendja e depresionit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.