Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 82-vjeçar është gjetur i pajetë.
Mësohet se viktima, i identifikuar si Ali Avdolli, ishte shpallur në kërkim që prej datës 30 dhjetor. Nga burimet paraprake mësohet se 82-vjeçari vuante nga demenca. Ndërsa shkaqet e vdekjes së të moshuarit nuk dihen ende.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



