Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një shtetas i huaj është gjetur i pajetë.

Mësohet se viktima, shtetas italian, u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli. Parparakisht, policia raporoton se në trupin e tij nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

 “Mëngjesin e sotëm, në fshatin Tregan, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, në hotelin ku ishte akomoduar, shtetasi italian 63 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.