Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier, ku një person rreth 50 vjeç, ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen “Apolonia”, duke përfunduar në tarracën e katit të dytë të godinës.
Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni raporton se në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.
Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.



