Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht.
Sipas policisë, e mitura është abuzuar nga një 30-vjeçar dhe nga dy 15-vjeçarë. Policia ka proceduar dy të miturit, teksa 30-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



