Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, teksa një 40-vjeçar është gjetur i vdekur në banesë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Levan, në vendin e quajtur “Ish-SMT”, ku familjarët e kanë gjetur të vetëvarur. Nuk dihet ende se përse 40-vjeçari ka ndërmarrë aktin e rëndë, teksa hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

“Rreth orës 09:45, në fshatin Levan, në vendin e quajtur ‘Ish-SMT’, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. R., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, thuhet në njoftimin e policisë.