Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare është dërguar pa shenja jete në spital.
Mësohet se paraprakisht dyshohet që ajo është vetëvarur, por priten detaje të mëtejshme nga policia. 17-vjeçarja ka qenë pa shenja jete ndërsa familjarët kanë kërkuar ndihmën e mjekëve të urgjencës.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në spitalin e Gjirokastrës është çuar nga babai i saj, pa shenja jete shtetasja E. M., 17 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17 vjeçarja është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



