Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në Gjitokastët, ku një 30-vjeçare është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj.

Sipas policisë, dy autorët, 34 dhe 53 vjeç, e kanë marrë me forcë në makinë dhe e kanë çuar atë në banesën këtij të fundit, ku ka ndodhur dhuna. Bashkëpunëtor ka qenë dhe një 51-vjeçar, teksa shkak ka qenë një konflikt mes tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.