Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj disa vajzave të mitura.

Shqiptar që banonte në Selanik,  akuzohet se u kishte treguar organin gjenital vajzave të reja nga 17 deri në 19 vjeç, një akt që është i përsëritur.

Pozitën e shqiptarit e rëndon dhe fakti se ai kishte hyrë në shtetin grek në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë greke:

Pas një hetimi të imtësishëm nga punonjësit e policisë së Sektorit të Sigurimit të Thermit, u zbulua një rast i dhunës seksuale ndaj katër vajzave.

Si autor është identifikuar një i huaj 37-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur edhe një dosje përkatëse.

Në veçanti, të lartpërmendurit në fillim të muajit qershor të këtij viti në zonën e Vasilikisë kanë kryer disa herë akte ofenduese ndaj të rinjve.

Siç rezultoi nga hetimet, 37-vjeçari nuk dispononte dokumentet e nevojshme për qëndrimin e tij të ligjshëm në vend, ndaj u arrestua dhe u dërgua në Drejtorinë e Menaxhimit të Emigracionit Thermi, për të zbatuar procedurën e parashikuar administrative ndaj tij.

Dosja do t’i dërgohet prokurorit kompetent.