Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar është shpallur në kërkim. Sipas mediave vendase, shqiptari akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 25-vjeçare me aftësi të kufizuara. Gjithashtu ai dyshohet se ka ngacmuar edhe motrën e saj binjake.
Ngjarja e rëndë është kuptuar fillimisht nga nëna e vajzave, e cila ka parë shqiptarin përmes kamerave të banesës së saj. Mediat greke shkruajnë se nga shoku, ajo e ka ndjekur shqiptarin me thikë, por ai ka arritur të arratiset.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kypseli dhe nëna e vajzave ka bërë denoncimin në Polici. Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim autorin e ngjarjes së rëndë, ndërsa po punohet për kapjen e tij.




