Një shqiptare, e cila ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh, është gjetur e vdekur në Itali. Mësohet se viktima është 62-vjeçarja Suzana Koçibelli, e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 9 janar.
Trupi i saj u gjet në ujërat e lumit Tiber, në veri të Romës, nga stafi që ishte duke punuar në një hidrocentral në këtë zonë. Pas nxjerrjes së trupit nga ushtarët dhe zjarrfikësit, ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë gjetur shenja të dukshme dhune. Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur disa orë pas largimit të saj nga shtëpia.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.