Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klos, ku një banesë është përfshirë nga flakët.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë, ku banesa është shkrumbuar plotësisht pasi zjarri është përhapur me shpejtësi. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, apo shkaqet e nisjes së zjarrit.
Drejt vendit të ngjarjes është nisur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Klos.



