Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kolonjë, ku është gjetur një trup i dekompozuar.

Mësohet se eshtrat u gjetën në fshatin Shtikë, pranë stacionit elektrik, teksa sipas informacioneve paraprakë, dyshohet se viktima është mashkull, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës mësohet se nuk konstatohen dëmtime që mund të jenë shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Dyshohet se trupi ka qëndruar për rreth 6 muaj në vendin ku u gjet.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.