Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 47-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit, ku viktima është gjetur i pajetë brenda një automjeti që ishte i parkuar në një rrugë dytësore, në anë të unazës së qytetit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj.



