Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës, duke shkaktuar panik dhe të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, të raportuara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar 6 persona. Njëri prej tyre raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë të mblidhen të dhëna për rrethanat e shpërthimit.
Informacioni mbetet paraprak dhe pritet që në vijim të ketë të dhëna të reja lidhur me gjendjen e të lënduarve dhe dinamikën e ngjarjes.
