Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Krutje të Lushnjës, ku një person dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babanë.

Autori është identifikuar si Florian Dalladaku, i cili, sipas të dhënave paraprake, kishte probleme të shëndetit mendor. Ai dyshohet se ka përdorur një sqepar gjatë sulmit ndaj prindërve.

Pas ngjarjes, Dalladaku është larguar nga vendi dhe ndodhet në kërkim nga Policia, e cila ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Babai i autorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të zbardhur dinamikën dhe motivin e ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka pasur edhe më herët probleme me ligjin, pasi në të njëjtin fshat kishte tentuar të sulmonte me sende të forta një person tjetër.

Policia vijon kërkimet për kapjen e tij.