Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe, ku një është përfshirë nga flakët .
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Preknicaj të Shkrelit, ku zjarri ka nisur pasi banesa është goditur nga rrufeja. Zjarri ka rënë rreth orës 02:00 të mëngjesit, në banesën dykatëshe të shtetasit Zef Preknicaj.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, shtëpia është shkrumbuar tërësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.


