Mesditën e sotme një ngajrje tronditëse ka ndodhur në fshatin Vreshtas në Maliq. Një baba ka plagosur me thikë djalin e tij 15-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë sulmi nga ana e babait ka ndodhur për motive të dobëta. Gjithashtu autori i ngjarjes është dërguar menjëherë në komisariat ndërsa i mituri ndodhet në spital për mjekim dhe jashtë rrezikut për jetën.
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.
15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.