Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mamurras, ku një grua 82-vjeçar është gjetur e pajetë në një kanal pranë shtëpisë së saj.

Paraprakisht dyshohet se e moshuara ka rënë aksidentalisht në kanal dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë, nga  këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa sipas policisë, 82-vjeçarja ishte deklaruar e humbur nga familjarët e saj më datë 11 gusht.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në një kanal në afërsi të banesës së saj, në Mamurras, është gjetur pa shenja jete, shtetasja G. L., 82 vjeçe. Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën. Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.