Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Novoselës, në Vlorë, ku një person është gjetur i pajetë.
Mësohet se viktima, është gjetur i pajetë pranë një karburanti, nga punonjësit që po merrnin turnin. Ata kanë lajmëruar ambulancën teksa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi në trupi ne tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo plagë të ndryshme.