Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, duke lënë të plagosur pesë persona.

Pas përplasjes, të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të gjendjes së tyre, katër prej të plagosurve janë nisur më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ndodhi përplasja.