Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një 31-vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Mësohet se e reja ka kryer vetëvrasje,  duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve.