Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar vetëvrasjen.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonë e Qytetit Studenti, ku efektivi rreth 40 vjeç, ka qëlluar veten me armën e shërbimit. Ai ka arritur vetëm të plagosë veten dhe po dërgohet me urgjencë drejt spitalit.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar efektivin deri në këtë akt të rëndë.