Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Tiranë.
Një person 42-vjeçar është hedhur nga ura në Unazën e Madhe dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ka rënë nga lartësia e urës dhe për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë. Deri në këto momente nuk bëhet i ditur identiteti, mosha apo rrethanat që mund ta kenë çuar drejt këtij akti fatal.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
